Tratativa të avancuara për Reijnders, City 60 milionë për të bindur Milanin

Tratativa të avancuara për Reijnders, City 60 milionë për të bindur Milanin

15:18, 22/05/2025

Manchester City ka nisur një ofensivë serioze për mesfushorin holandez të Milanit, Tijjani Reijnders. Sipas burimeve të ‘TuttoMercatoËeb’, negociatat mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar dhe vlera e marrëveshjes mund të arrijë deri në 60 milionë euro, një shumë që do të ishte fitim i konsiderueshëm për klubin kuqezi.

Reijnders, i lindur në vitin 1998, është përzgjedhur personalisht nga Pep Guardiola për të zëvendësuar Kevin De Bruyne në zemër të mesfushës së City-t. Performancat e holandezit këtë sezon, pavarësisht një viti të trazuar për Milanin, kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane dhe duket se City është i vendosur ta bëjë të vetin.

Për Milanin, mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të sjellë pasoja të qarta financiare dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se do të duhet të bëjnë të paktën një "sakrificë" në merkato. Reijnders, si një nga lojtarët më të vlerësuar të skuadrës, është bërë objektivi kryesor për largim me një shumë të madhe.

Ndërkohë, në zyrat e Milanit po përgatitet edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm: emërimi i drejtorit të ri sportiv. Igli Tare është shumë pranë marrëveshjes për të marrë postin dhe gjithçka pritet të formalizohet mes së hënës dhe së martës. Pas dështimit të negociatave me Fabio Paratici-n dhe refuzimeve nga Tony D’Amico (Atalanta) dhe Giovanni Manna (Napoli), drejtuesit kuqezinj i janë kthyer ish-drejtuesit të Lazios si një profil i përshtatshëm për ndërtimin e një projekti të ri sportiv.

Në këtë fazë tranzicioni, shitja e Reijnders mund të shërbejë si baza financiare për të rindërtuar skuadrën dhe për të filluar një cikël të ri nën drejtimin e një strukturë të re teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco