Formula 1, në prag të revolucionit të vitit 2026, Hamilton kundër normave te reja

Formula 1, në prag të revolucionit të vitit 2026, Hamilton kundër normave te reja

14:17, 21/05/2025

Sezoni aktual në Formula 1 po zhvillohet në një kontekst të ndërlikuar. Krahas garave të zakonshme dhe përpjekjeve të skuadrave për të përmbysur hierarkinë, të gjithë janë të detyruar të shohin përpara: drejt vitit 2026, ku pritet një ndryshim madhor i rregullores teknike dhe një “reset” i plotë për kategorinë më të lartë të motorsportit.

Aston Martin, për shembull, nuk e fsheh sfidën që e pret. Drejtori ekzekutiv, Bob Bell, thekson presionin me të cilin po përballen inxhinierët:

“Po punojmë sa më fort e sa më shpejt të mundemi. Afatet na shtyjnë dhe kufiri buxhetor është në mendjen e të gjithëve. Kjo do t’i çojë ekipet në kufijtë ekstremë të kapaciteteve të tyre.”

Nga ana tjetër, Lewis Hamilton shfaqet më kritik. Ai mendon se drejtimi që po merr Formula 1 nuk është pozitiv. “Po shkojmë drejt makinave më të ngadalta dhe më të rënda. Edhe pse do të bëhen më të lehta, këto janë më të rëndat që kam drejtuar ndonjëherë,” deklaroi ai.

Për të, aspekti estetik dhe emocional është po aq i rëndësishëm sa performanca: “Më mungon zhurma e motorëve V12. Ajo tingëllimë përçon pasionin. Kur kalonte Schumacher në 2003, ndjeje emocione që sot mungojnë.”

Ndërsa FIA premton makina më të lehta, më të shkurtra, me aerodinamikë aktive dhe mundësi më të mëdha për parakalime, e ardhmja mbetet e pasigurt. Për momentin, gjithçka mbetet në teori dhe simulime, ndërkohë që pista do të jetë ajo që do të japë gjykimin përfundimtar për F1 e së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco