Putin viziton rajonin e Kurskut për herë të parë që nga largimi i forcave ukrainase

Putin viziton rajonin e Kurskut për herë të parë që nga largimi i forcave ukrainase

08:41, 21/05/2025

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi rajonin perëndimor të Kurskut për herë të pare, që kur forcat ruse dëbuan trupat ukrainase nga zona muajin e kaluar.

Kremlini tha se gjatë vizitës të martën, Putin u takua me organizata vullnetare në rajon dhe vizitoi termocentralin bërthamor Kursk-II.

Televizioni shtetëror tregoi takimin e Putinit me vullnetarë dhe zyrtarë lokalë në rajon, përfshirë guvernatorin në detyrë Alexander Khinshtein. Putin shoqërohej nga Sergei Kiriyenko, zëvendësshefi i parë i stafit të Kremlinit.

Rusia tha në fund të prillit se kishte dëbuar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut, duke i dhënë fund inkursionit më të madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pak më shumë se dy vjet pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022, Ukraina më 6 gusht nisi sulmin e saj më të guximshëm, duke kaluar kufirin rus në rajonin e Kurskut, e mbështetur nga një mori dronësh dhe armësh të rënda perëndimore.

Në kulmin e saj, forcat ukrainase morën gati 1,400 kilometra katrorë të Kurskut./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco