Sezoni 2024/25 është drejt fundit dhe gara për Këpucën e Artë nuk ka qenë kurrë më emocionuese. Tre lojtarë po luftojnë deri në fund për trofeun individual më të lakmuar nga sulmuesit europianë. Në krye të renditjes ndodhet surpriza Victor Gyökeres, sulmues suedez i Sportingut të Lisbonës, i cili e ka përfunduar tashmë kampionatin me 39 gola dhe 58.5 pikë, pasi koeficienti i kampionatit portugez është më i ulët (1.5) në krahasim me pesë ligat kryesore të kontinentit.
Menjëherë pas tij vjen Kylian Mbappé, i cili me fanellën e Real Madridit ka kaluar Mohamed Salah dhe aktualisht ka 58 pikë, vetëm 0.5 pikë më pak se Gyökeres. Francezi ka edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund ta rrëmbejë trofeun në fund.
I treti në renditje është Mohamed Salah, që mban 56 pikë dhe do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme. Egjiptiani ka humbur ritmin në javët e fundit, duke u kaluar nga rivalët e tij.
Më pas renditen emra të njohur si Harry Kane, Lewandowski, Mateo Retegui, ndërsa më prapa vijnë ‘yje’ si Erling Haaland, Ousmane Dembélé apo Victor Osimhen, ky i fundit me një tjetër sezon mbresëlënës, tashmë në radhët e Galatasaray-t.
Renditja aktuale e Këpucës së Artë (Top-10):
Fundi i sezonit pritet të jetë vendimtar. Me vetëm një gol që mund të bëjë diferencën, Këpuca e Artë 2024/25 do të vendoset në ditët e fundit, me vëmendjen e të gjithë botës së futbollit të përqendruar tek këta tre emra: Gyökeres, Mbappé dhe Salah. Kush do ta shkruajë historinë këtë herë?
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: