Ernesto Valverde pritet të vazhdojë aventurën e tij me Athletic Bilbaon, duke qenë shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin bask.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, trajneri 61-vjeçar ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe pritet që në ditët në vijim të zyrtarizojë gjithçka me firmën mbi kontratë.
Pavarësisht se emri i tij është përmendur si kandidat për pankinën e Nottingham Forest, Valverde duket i vendosur të qëndrojë në San Mamés, ku është gati të hyjë në sezonin e tij të dhjetë në total me ekipin.
Me 450 ndeshje të drejtuara deri tani, Valverde synon të arrijë shifrën e 500 ndeshjeve në krye të Athletic Bilbaos. Bilanci i tij deri më tani është pozitiv: 211 fitore, 106 barazime dhe 133 humbje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: