Paris Saint-Germain mbyll këtë të shtunë sezonin e rregullt në Ligue 1 me një ndeshje ndaj Auxerre. Edhe pse kampion për herë të dytë radhazi, trajneri Luis Enrique ka theksuar në konferencën për shtyp se këtë herë do të përpiqet ta shijojë më shumë triumfin:
“Është momenti për të festuar me tifozët tanë”, u shpreh ai.
Megjithatë, spanjolli ka vëmendjen të përqendruar te objektivat më të mëdhenj që e presin PSG-në në ditët në vijim. Pas sigurimit të titullit dhe fitores ndaj Arsenalit, Luis Enrique po përgatit me shumë kujdes dy finalet e mëdha që do të përcaktojnë sezonin:
Gjithashtu, tekniku asturian ka pasur kohë të flasë edhe për Carlo Ancelotti-n, duke i kushtuar fjalë të veçanta:
“Nuk besoj se ka një trajner tjetër me një karrierë si ajo e Ancelottit. Është një njeri i madh brenda dhe jashtë fushës. Nuk i uroj sukses as atij dhe as Brazilit, sepse dua që suksesi të jetë për kombëtaren time, por është shumë pozitive që një italian të drejtojë Brazilin. Është një kombinim i bukur”, tha Luis Enrique.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se PSG ndodhet në momentin më të mirë të sezonit, dhe po përpiqet ta mbajë ekipin në maksimum për tri ndeshjet e fundit para Kupës së Botës për Klube, që nis më 15 qershor kundër Atlético Madrid-it. Pyetja që ngrihet është: a do të jetë PSG kampione e Europës kur të përballet me “Los Colchoneros”?
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: