Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë dhe një e dhënë e jashtëzakonshme!

Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë dhe një e dhënë e jashtëzakonshme!

18:48, 15/05/2025

Për të tretin vit radhazi, ‘ylli’ portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, mban vendin e parë në listën e Forbes për sportistët më të paguar në botë. Pas suksesit në vitet 2016 dhe 2017, Ronaldo është përsëri në krye të klasifikimit për vitin e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane Forbes, Ronaldo ka fituar plot 275 milionë dollarë (rreth 245 milionë euro), një shifër që është e jashtëzakonshme edhe për vetë Forbes. Kjo shumë është kapur nga vetëm një sportist tjetër në histori që prej kur bëhen këto llogaritje.

Në krye të listës qëndron:

  • Cristiano Ronaldo (futboll) – 275 milionë dollarë
  • Stephen Curry (basketboll) – 156 milionë dollarë
  • Tyson Fury (boks) – 146 milionë dollarë

 

Në vitin 2015, boksieri Floyd Mayweather arriti rekordin e të ardhurave me 300 milionë dollarë dhe ka edhe vendin e dytë me 285 milionë dollarë në vitin 2018. Tani, Ronaldo ndodhet në vendin e tretë me 275 milionë dollarë, ku 225 milionë i ka fituar nga futbolli dhe 50 milionë nga aktivitetet e tjera biznesi.

 

Dallimi mes Ronaldos dhe sportistit të dytë në listë, basketbollistit Stephen Curry, është jashtëzakonisht i madh: Curry fitoi rekord të të ardhurave në NBA me 156 milionë dollarë, por prapë mbetet 119 milionë dollarë larg Ronaldos.

Top-5 e sportistëve më të paguar për vitin 2025 përfshin edhe:

  • Dak Prescott (futboll amerikan) (137 milionë dollarë)
  • Lionel Messi (135 milionë dollarë)

Për herë të dytë në histori, pas vitit 2024, të gjithë sportistët në top-10 kanë fituar mbi 100 milionë dollarë në vit. Madje, edhe vendet e 11 dhe 12 në këtë listë kanë kaluar këtë shifër, duke përfshirë boksierin Oleksandr Usyk dhe golfistin Jon Rahm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco