Akuzohet për dhunë seksuale, zbulohet emri i futbollistit të Udineses

Akuzohet për dhunë seksuale, zbulohet emri i futbollistit të Udineses

17:05, 15/05/2025

Zbulohet emri i futbollistit të Udineses i cili akuzohet për dhunë seksuale. Bqhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar francez, Oumar Solet, i cili është denoncuar nga një vajzë, e cila ka deklaruar: "Isha e dehur, por i thashë qartë jo." Lajmi u bë publik nga ‘Messaggero Veneto’, ndërsa avokati i lojtarit ka refuzuar të komentojë për të mbrojtur palët e përfshira.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të dielën mbrëma në banesën e futbollistit, pas një nate në një lokal në periferi të Udines. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo ka ndjekur Solet-in dhe miqtë e tij në shtëpi, por më pas ka kundërshtuar marrëdhënien intime. Menjëherë pas ngjarjes, ajo është paraqitur në spital dhe mjekët kanë lajmëruar autoritetet.

Bashkë me Solet janë denoncuar edhe dy miqtë e tij, të cilët ishin të pranishëm atë natë. Të tre kanë mohuar çdo akuzë dhe po bashkëpunojnë me hetuesit. Një dëshmitar, sipas "Il Gazzettino", ka pohuar se gjithçka ka qenë konsensuale dhe se viktima kishte pasur marrëdhënie të mëparshme me lojtarin.

Prokuroria e Udines ka hapur një hetim, por mban profil të ulët për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Ndërkohë, klubi i Udineses nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar, dhe mbetet për t’u parë nëse Solet do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e së dielës ndaj Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco