Conceisao pas humbjes së Kupës së Italisë: U luajt shumë pak futboll, jemi të zhgënjyer

Conceisao pas humbjes së Kupës së Italisë: U luajt shumë pak futboll, jemi të zhgënjyer

09:02, 15/05/2025

Sergio Conceisao, trajneri i Milanit, foli në konferencën për shtyp pas humbjes 1-0 në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolognas, e cila vulosi një sezon tepër zhgënjyes.

Nuk u duk si Milani juaj, a jeni i zhgënjyer?

Zhgënjimi është i madh, sepse nuk fituam një trofe. Mendoj se ishte një ndeshje konkurruese dhe e balancuar. Në pjesën e parë krijuam dy raste për të shënuar, por nuk ia dolëm dot. Bologna na vuri në vështirësi nga goditjet standarde. Mund të bënim më shumë në pjesën e dytë, por pas golit të tyre u luajt shumë pak. Situata tipike të një finaleje, nuk dua t’i heq merita kundërshtarit. Pashë edhe disa vendime arbitrare…, por nuk dua të flas për arbitrin, përndryshe do thonë se po kërkoj justifikime. Gjithsesi, çdo njeri mund të gabojë.

Çfarë keni në mendje për të ardhmen?

Momentalisht kam në mendje ndeshjen, zgjedhjet që bëmë dhe të tjera gjëra. Nuk jam në futboll prej dy ditësh. Tani mendja ime përpiqet të kuptojë çfarë nuk shkoi dhe çfarë mund të bënim më mirë. Kupa është humbur, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, përveçse të shikojmë përpara me dinjitet. Pastaj do të flasim.

Si ndiheni?

Unë jap gjithçka që kam. Ndoshta sot edhe unë, si trajner, mund të bëja diçka më shumë. Kushdo që përfaqëson Milanin mund të kishte bërë më shumë. Analiza për të ardhmen time sigurisht do të bëhet. Gjithmonë gjykohemi nga rezultatet, sepse jetojmë me to. Jam këtu prej 4-5 muajsh, në një proces që nuk ka qenë i lehtë për një klub historik, ku ka presion të madh mbi të gjithë.

A ju ka zhgënjyer ndonjë lojtar më shumë se të tjerët?

Nuk ka kuptim tani të kërkojmë fajtorin, të shikojmë kush është më përgjegjës. Unë jam trajneri dhe lideri i kësaj skuadre, e marr përgjegjësinë. Jam përpjekur të bëj më të mirën e mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco