Problemet nuk po ndalen për Carlo Ancelottin dhe Real Madridin. Klubi madrilen konfirmoi zyrtarisht se Brahim Díaz ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe do të mungojë në sfidën ndaj Mallorca-s. Me këtë dëmtim, mesfushori ofensiv i bashkohet një liste të gjatë mungesash që po i komplikojnë tej mase punën stafit teknik në fazën përfundimtare të sezonit.
Pas analizave mjekësore të kryera, rezultoi se Díaz vuan një shqetësim në muskujt aduktorë, duke e shtuar edhe më tej krizën e mungesave te “Los Blancos”, që tashmë rrezikojnë të përballen me shkelje të rregulloreve të La Ligës.
Vetëm 10 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion
Aktualisht, Real Madridi ka vetëm 10 lojtarë të regjistruar me numra nga 1 deri në 25 – kriter i detyrueshëm për futbollistët e ekipit të parë sipas rregullave të La Ligës. Prej tyre, vetëm nëntë janë lojtarë fushe, ndërsa Courtois është i vetmi portier i gatshëm.
Kjo situatë absurde e detyron Ancelottin të aktivizojë me urgjencë futbollistë nga akademia, pasi në La Liga një skuadër nuk mund të luajë me më pak se shtatë lojtarë të ekipit të parë në formacion.
Dëmtime të shumta, skenar shqetësues
Veç Brahim Díaz, më herët janë konfirmuar të dëmtuar Vinícius Jr, Lucas Vázquez, Lunin, ndër të tjerë. Kjo ka krijuar një boshllëk serioz në organikë dhe ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e madrilenëve për sfidat e fundit të kampionatit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: