Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, pjesëtar i stafit të Vllaznisë, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë


shpine.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: