Mbyllet me fitoren e Partizanit derbi me Dinamon për vendin e tretë në Superiore. Kjo finale e vogël, e luajtur në ‘Elbasan Arena’, që kishte vlerë thjesht simbolike, gëzoi të kuqtë e Skënder Gegës, që në fund triumfuan me përmbysje 2-1.
Plot gjashtë lojtarë të rinj debutuan me fanellën e kuqë në këtë takim përfundimtar të sezonit, që u luajt më shumë për të respektuar kampionatin.
Takimi u zhbllokua nga Dejvi Bregu, por Partizani reagoi, kur mendohej se çdo gjë do ishte e lehtë për dinamovitët.
Debutuesi Tedi Malaj, 17 vjeç, vendosi baraspeshën, ndërsa sulmuesi Gudjufi përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Dinamo u tregua e pafuqishme për t’i shënuar portierit Tahri.
Dhe pse luhej për vendin e tretë, nuk ndryshon asgjë në llogaritë përfundimtare. Kjo pasi të dyja skuadrat kishin siguruar Europën.
Te Partizani debutuan plot gjashtë lojtarë: Tahiri, Himallari, Malaj, Çipi, Ogunleje dhe Vata provuan emocionet e derbit nga porta në sulm. Dy emrat e fundit u aktivizuan nga stoli.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: