Inter, Bastoni lavdëron Yamal në rrjetet sociale: Një përbindësh!

Inter, Bastoni lavdëron Yamal në rrjetet sociale: Një përbindësh!

10:41, 09/05/2025

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka ndarë dy mesazhe të veçanta në Instagram pas suksesit historik që dërgoi zikaltrit në finale të Champions League. I pari, i shkruar menjëherë pas ndeshjes me Barcelonën, ishte një shpërthim gëzimi: “Shihemi në Mynih”

I dyti, mw i menduar, u shfaq ditën pas fitores së madhe. Bastoni falënderoi gjithë ekipin dhe tifozët, por nuk harroi as kundërshtarët e tij, duke u ndalur veçanërisht te talenti i Barcelonës, Lamine Yamal:

“Sapo po kuptoj sa e jashtëzakonshme është kjo arritje që bëmë të martën. Sforcimi ynë në fushë ishte kolosal dhe u shpërblye, madje edhe më shumë, nga energjia e paharrueshme e tifozëve tanë. Faleminderit çdo shoku ekipi: fryma, uria, zemra. Të luftosh pranë jush është sakrificë që ka nisur që fëmijërisht. Respekt për kundërshtarët tanë: treguan forcë dhe zemër të papërshkrueshme.”

Më pas, ai i drejtohet vetë Yamal-it, me një përmendje që u bë virale në Spanjë:

“Vlerësim special për një fëmijë tmerrësisht të talentuar: Lamine Yamal, je një përbindësh”.

Me këtë nderim të drejtpërdrejtë, Bastoni njohu vlerat jo vetëm të skuadrës kundërshtare, por edhe të një prej ‘yjeve’ më premtues të futbollit evropian.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco