Sot, një nga legjendat më të mëdha të historisë së futbollit italian dhe veçanërisht e Milanit, Franco Baresi, feston 65-vjetorin e lindjes. Për të gjithë tifozët kuqezi, ai do të mbetet gjithmonë kapiteni i përjetshëm, simbol i përkushtimit, besnikërisë dhe madhështisë në mbrojtje.
I njohur me nofkën “Piscinin” – “i vogli”, një pseudonim që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës – Baresi ka shkruar histori me fanellën e Milanit, ku zhvilloi një karrierë 20-vjeçare të mbushur me suksese:

Numri i tij legjendar, fanella me numrin 6, është tërhequr nga qarkullimi si një akt nderimi për figurën e tij të pazëvendësueshme në historinë e klubit. Asnjë lojtar tjetër nuk do ta mbajë më, sepse pesha simbolike e Baresit është shumë e madhe për t’u zëvendësuar.
Franco Baresi ruante një lidhje të veçantë me ish-presidentin e ndjerë, Silvio Berlusconi, për të cilin shprehet:
"Shpesh mendoj për të, por për fat të keq nuk është më. Ai ishte një figurë që mungon, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Karizma e tij të bënte të shihje përtej realitetit".
Mbi 700 ndeshje me Milanin dhe një lamtumirë emocionuese në vitin 1997, në moshën 37-vjeçare, e mbyllën një epokë të artë. Por zemra e tij mbeti kuqezi, sepse disa flamuj nuk bien kurrë.
Urime 65-vjetorin, Kapiten. Një ikonë që nuk vdes kurrë!
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: