Caktohet arbitri që do të japë drejtësi në ‘El Clasico’

Caktohet arbitri që do të japë drejtësi në ‘El Clasico’

14:10, 08/05/2025

Në Spanjë kishte shumë kuriozitet për të zbuluar emërimin e arbitrit për ‘El Clásico-n’ që do të vendosë garën për titullin. Në fund, zgjedhja ra mbi Alejandro Hernández Hernández, i cili do të drejtojë sfidën që do të luhet të dielën, në orën 16:15, në stadiumin ‘Lluís Companys’. Ky do të jetë klasikja e pestë në karrierën e tij dhe bilanci është në baraspeshë të plotë: një fitore për secilën skuadër dhe dy barazime.

Arbitri nga Ishujt Kanarie, një nga më të kritikuarit nga një pjesë e tifozëve të Real Madridit, e ka gjykuar ‘El Clásico-n’ e tij të parë në sezonin 2015/16: “Los Blancos” fituan në “Camp Nou” me rezultatin 1-2, pavarësisht përjashtimit të Sergio Ramos-it. Në sezonin pasardhës, Hernández Hernández e drejtoi ndeshjen në “Santiago Bernabéu”, e vendosur nga një gol i Leo Messit në minutat shtesë.

Dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim. E fundit daton në vitin 2019, plot gjashtë vite më parë. Një zgjedhje që, në çdo rast, pritet të shkaktojë diskutime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco