Po luhet në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të zikaltërve.
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të. Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
https://streamff.link/v/8bee6da4
Në minutën e parë shtesë Lautaro fiton një penallti, që jepet me VAR dhe Calhanoglu e ekzekuton saktë.
https://streamff.link/v/c9bb4532
Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual 2-0, Interi është ekipi që shkon në finale.
Më poshtë mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: