Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

19:22, 05/05/2025

Trajneri legjendar Jose Mourinho pritet që të bëjë rikthimin sensacional në Premier League sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Chelseat, Manchester United dhe Real Madridit është momentalisht në krye të Fenerbahces në Superligën e Turqisë.

Sidoqoftë, gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa kanë pritur njerëzit, pasi Fenerbahce është momentalisht tetë pikë mbrapa Galatasarayt, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Të dielën, të besuarit e Mourinhos u mposhtën me rezultat 1-0 nga Besiktasi i Ole Gunnar Solskjaer.

Së fundmi u përfol se Mourinho do të bëjë rikthimin shokues në Premier League dhe të marrë drejtimin e klubit të sapopromovuar në elitë, Leeds United.

Duke shkruar për “The Telegraph”, gazetari Sam Wallace paralajmëroi se Leeds mund të jetë një opsion atraktiv për Mourinhon.

Sidoqoftë, ai gjithashtu shtoi se shumica e klubeve e konsiderojnë këtë si një lojë për të rinj.

Pasi fitoi Championshipin, pronari i Leedsit, Paraag Marathe, i dha mbështetjen e tij Farkes.

“Plani im ishte gjithmonë që të vija dhe të bisedoja me ju pas përfundimit të sezonit dhe kjo kohë ka ardhur tani dhe dua t’iu them se jam shumë i emocionuar që të vazhdojë me Daniel”, ka thënë Farkes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco