FOTO/ Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, KAS publikon vendimin për Kosovën

FOTO/ Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, KAS publikon vendimin për Kosovën

18:03, 05/05/2025

Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur gjyqin në KAS, që e kishte kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar vendimin në ditën e sotme.

UEFA, përveç sanksioneve, i dha fitoren 3-0 në tavolinë Rumanisë.

“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshjen. Paneli vendosi që FFK-ja dhe federata rumune ishin përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi mbështetet”, shkruhej ndër të tjera për vendimin e marrë.

“Dardanënt” braktisën ndeshjen në nëntorin e kaluar, pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë. Kapiteni Amir Rrahmani mori vendimin për të tërhequr ekipin nga fusha asokohe, pikërisht kur luhet minuta e 90-të e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.

UEFA po ashtu sanksionoi rumunët me gjobë të majme 128 mijë euro për thirrjet raciste. Ndërkohë që edhe u mor vendimi për t’i mbyllur stadiumin me një ndeshje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco