Presidenti i FIFA-s preferon eliminimin e Barcelonës, Infantino: Të gjithë e dinë se jam tifoz i Interit

Presidenti i FIFA-s preferon eliminimin e Barcelonës, Infantino: Të gjithë e dinë se jam tifoz i Interit

16:32, 05/05/2025

E gjithë bota e futbollit është me sytë në “San Siro” ku nesër do të luhet Inter-Barcelona.

Nga ky takim do të vendoset një prej finalistëve të Champions League.

Presidenti i FIFA-s u pyet për të preferuarin e tij. Xhani Infantino ndodhej në Majemi për Çmimin e Madh në Formula 1.

“Të gjithë e dinë se jam një tifoz i Interit”, u shpreh Infantino. Presidenti i FIFA-s e ka zbuluar vite më parë se mbështet zikaltrit.

Kjo deklaratë ndërkohë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës.

Sfida e parë në Champions kujtojmë se u mbyll me barazim 3-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco