Kjo e diel ka sjellë një lajm të hidhur në Itali. Një i ri ka ndërruar jetë, pas përplasjes mes tifozëve të Atalantës dhe Interit.
Gjithçka ndodhi në Bergamo, ndërsa është gjetur thika e përdorur për vrasjen e Rikardo Klaris. Për këtë ngjarje është një i arrestuar.
Investigimet kanë nisur në Itali. 19-vjeçari i arrestuar, Xhakopo, De Simone, u paraqit në rajonin e policisë dhe tregoi se ka përdorur thikën për të mbrojtur vëllain e tij binjak.
Viktima është një tifoz i Atalantës. Kujtojmë ndërkohë se Interi luajti mbrëmë në shtëpi dhe fitoi ndaj Veronës. Në anën tjetër Atalanta triumfoi sot në transfertën e Monzës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: