Conte frymëzon: Kush fiton, shkruan historinë, të tjerët vetëm e lexojnë

Conte frymëzon: Kush fiton, shkruan historinë, të tjerët vetëm e lexojnë

21:32, 03/05/2025

Napoli mori një fitore të çmuar në garën për titull, duke mposhtur Lecce-n 1-0 në transfertë, falë një goditjeje të saktë dënimi nga Raspadori në pjesën e parë. Pavarësisht përpjekjeve të forta të vendasve në pjesën e dytë, ekipi i Antonio Contes qëndroi i fortë dhe ruajti avantazhin. Me këtë sukses, Napoli ‘blindon’, duke hedhur njw tjetër hao drejt titullit.

Pas sfidës, trajneri Antonio Conte u shpreh për mikrofonat e DAZN:

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Lecce vinte nga një barazim i rëndësishëm me Atalantën dhe më shqetësonte përqendrimi i skuadrës. Për më tepër, qyteti po kalon një moment të trishtë për një fatkeqësi që ka ndodhur dhe dua të shpreh afërsinë time me ta. Ne, nga ana jonë, dhuruam një mesazh të qartë: duhet të vazhdojmë të fitojmë për të qëndruar në krye”.

Conte nuk harroi të motivonte lojtarët e tij me një frazë karakteristike:

“U thashë djemve: Kush fiton, shkruan historinë, të tjerët vetëm e lexojnë. Ne duam të jemi ata që shkruajnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco