Napoli vijon rrugëtimin e sigurt drejt titullit kampion, duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Lecce, në javën e 35-të të Serie A. Nën drejtimin e Antonio Contes, skuadra napolitane shkon momentalisht +6 pikë larg Interit, duke marrë një avantazh të çmuar në krye të renditjes.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë nga një goditje dënimi e Giacomo Raspadorit në minutën e 24-t, e cila befasoi portierin dhe kaloi Napolin në epërsi. Lecce rrezikoi seriozisht në fundin e pjesës me një goditje me kokë të Gaspar që përfundoi në traversë pas një goditje nga këndi.
Në pjesën e dytë, Lecce u hodh në sulm dhe rriti ndjeshëm intensitetin, por Napoli mbajti qetësinë, mbrojti mirë dhe nuk lejoi surpriza, duke ruajtur avantazhin deri në fund. Një fitore me shumë peshë për napolitanët, që e afrojnë gjithnjë e më shumë me titullin e Serie A.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: