Tronditje për Ferrarin, Leclerc përplaset me barrierën dhe nuk merr pjesë në Sprint

Tronditje për Ferrarin, Leclerc përplaset me barrierën dhe nuk merr pjesë në Sprint

18:09, 03/05/2025

Gara Sprint për Charles Leclerc përfundoi edhe pa nisur. Nën reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Miami, piloti nga Monako i Ferrarit doli në pistë me goma të ndërmjetme, të cilat rezultuan krejtësisht të papërshtatshme për një pistë të përmbytur nga uji. Leclerc humbi kontrollin e makinës së tij SF-25 gjatë xhiros së njohjes dhe u përplas, duke shkatërruar pjesën e djathtë të makinës dhe duke u detyruar të tërhiqej nga gara pa u nisur fare, megjithëse ndodhej në vendin e gjashtë në nisje.

Leclerc komentoi shkurt pas incidentit:

"Më vjen shumë keq… Nuk ka kuptim ta fsheh: ishte një gabim imi, më vjen keq. Humba kontrollin gjatë xhiros së instalimit në kthesën e gjatë. Pata ‘aquaplaning’, nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur murin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco