‘Ky titull do të thotë shumë për Liverpoolin, të gjithë arritëm të gjejmë ritmin e duhur me trajnerin e ri’

‘Ky titull do të thotë shumë për Liverpoolin, të gjithë arritëm të gjejmë ritmin e duhur me trajnerin e ri’

11:55, 02/05/2025

Liverpooli arriti të sigurojë herët titullin kampion në Premier League dhe tashmë për “Reds” ndeshjet e mbetura të kampionatit janë një formalitet për t’u kryer.

Një nga protagonistët e këtij sezoni është padyshim Andy Robertson: “Ky sukses do të thotë gjithçka për ne. Të gjithë kemi festuar shumë këto ditë, tifozët, por edhe ne. Kanë qenë ditë të mrekullueshme, por puna vijon pasi sezoni nuk ka përfunduar ende”, tha Robertson.

“Reds” do të luajnë të dielën ndaj Chelseat, që synon një vend në Champions.

“Ne luajmë për fitore, pasi kampionati s’ka përfunduar pavarësisht se u shpallëm kampionë”, tha Robertson.

Ai vlerësoi punën e trajnerit Arne Slot: “Ai tregoi aftësitë e tij. Slot dhe stafi i tij punuan shumë. Ishte thjesht çështje gjetja e ritmit dhe ia dolëm. Jemi të lumtur për të dhe për ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco