Betis Sevilla fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League përballë Fiorentinës me rezultatin 2-1, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve falë golit të Ezzalzouli që në minutën e gjashtë. Antony, ish-sulmues i Man. United, i çoi shifrat në 2-0 në pjesën e dytë, por Ranieri shkurtoi diferencën në minutën e 73-të, për ta mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit.
Chelsea praktikisht e siguroi që në ndeshjen e parë finalen përballë Djugarden në transfertë, ku fitoi me rezultatin e thellë 1-4.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: