Lamine Yamal, vetĂ«m 17 vjeç, ishte njĂ« nga âyjetâ mĂ« tĂ« ndritur nĂ« pĂ«rballjen dramatike mes BarcelonĂ«s dhe Interit qĂ« pĂ«rfundoi 3-3 nĂ« ndeshjen e parĂ« gjysmĂ«finale tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve. Me njĂ« gol tĂ« shkĂ«lqyer, dy goditje nĂ« traversĂ« dhe disa aksione tĂ« jashtĂ«zakonshme, talenti i ri i BarcelonĂ«s tregoi edhe njĂ« herĂ« potencialin e tij tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m.
Megjithatë, në përfundim të ndeshjes, Yamal nuk u mjaftua me lavdërimet dhe shfaqi zhgënjimin e tij për rezultatin, duke e cilësuar barazimin si të padrejtë për një skuadër që, sipas tij, ishte superiore gjatë gjithë takimit.
"Jam mirĂ«njohĂ«s pĂ«r vlerĂ«simet dhe elozhet, por unĂ« mendoj vetĂ«m pĂ«r futbollin dhe pĂ«r tĂ« pushuar, sepse nĂ« Milano do tĂ« japim gjithçka. E merituam fitoren, edhe pse barazuam, dhe tani mendojmĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« fituar," â u shpreh ai pas pĂ«rfundimit tĂ« ndeshjes sĂ« tij tĂ« 100-tĂ« me fanellĂ«n e BarcelonĂ«s.
Yamal tronditi pak tifozët edhe para ndeshjes, kur u duk se kishte ndier një shqetësim gjatë nxehjes:
"Gjatë një goditjeje në nxehje ndjeva diçka të çuditshme dhe shkova në dhomën e zhveshjes. Por më pas isha në gjendje të luaja mirë. Gjithmonë përpiqem të jap gjithçka për skuadrën."
I pyetur për goditjen e dytë në traversë, ai tha me sinqeritet:
"Desha ta godisja fort, por më doli një top me hark. Ishte zhgënjyese të mos fitonim, ndaj u mërzita në fund, por tashmë ka kaluar dhe gjithë përqendrimi është te ndeshja e kthimit."
Barcelona do të kërkojë kualifikimin më 6 maj në "San Siro", aty ku Lamine Yamal dhe shokët e tij premtojnë të bëjnë gjithçka për të kaluar në finalen e madhe të Champions League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: