Marash Kumbulla i tregon Interit ‘sekretet’ e Barcelonës

Marash Kumbulla i tregon Interit ‘sekretet’ e Barcelonës

17:25, 30/04/2025

Marash Kumbulla po shkëlqen në La Liga. Mbrojtësi shqiptar, i huazuar nga Roma te Espanyoli, është kthyer në një prej shtyllave kryesore të prapavijës katalanase. Performancat e tij solide, por edhe golat – si ai i mrekullueshëm ndaj Getafes dy javë më parë – po e ndihmojnë skuadrën të afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin e mbijetesës.

Pak orë para ndeshjes Barcelona–Inter, ai dha përshtypjet e tij mbi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve:

“Para tri ndeshjeve të fundit të Interit, do të thosha që kishin shumë gjasa të kalonin. Tani janë në një moment delikat dhe duhet të reagojnë. Barcelona është shumë e fortë: sipas meje, Interi do të vuajë, sepse ata vendosin në vështirësi këdo, por do të ketë hapësira për të shënuar. Mënyra se si mbrohet Barça është shumë e guximshme dhe e bukur për t’u parë, por nëse je i saktë me kohën e pasimeve, mund të gjesh hapësira.”

Sulmi, forca e Barçës?

“Po, janë të frikshëm në krahë, në mesfushë, në sulm. Përveç cilësisë së tyre teknike, që është e padiskutueshme, janë të jashtëzakonshëm në momentin kur humbin topin; rikuperojnë menjëherë me presion të madh. Interi është një skuadër që e qarkullon mirë topin; nëse kalon presionin e parë, do të gjejë shumë hapësira për të sulmuar.”

Mungon Lewandowski. Si është të luash kundër Ferran Torres-it si qendërmbrojtës?

“Varet. Ferran është ndryshe nga Leëandoëski: polaku është pikë referimi, të jep orientim. Ferran është i shpejtë, sulmon hapësirën: ndonjëherë mund të jetë edhe më i vështirë për një mbrojtës të madh si Acerbi, i cili zakonisht nuk vuan ndaj sulmuesve klasikë. Ndoshta nuk do ta vuajë as sot, por Ferran ka karakteristika të rrezikshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco