Rinovim i papritur, sulmuesi polak qëndron tek Juventusi deri në vitin 2027

Rinovim i papritur, sulmuesi polak qëndron tek Juventusi deri në vitin 2027

19:33, 29/04/2025

Arkadiusz Milik do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe për dy vite më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht. Klubi bardhezi ka vendosur të zgjatë kontratën e sulmuesit polak deri më 30 qershor 2027, një lëvizje që ka ardhur si surprizë për shumëkënd.

Ky vendim, përveçse e mban Milik në skuadër për një kohë më të gjatë, i jep mundësi “Zonjës së Vjetër” të shpërndajë më mirë kostot e rrogës së tij në buxhet. Sulmuesi do të fitonte rreth 3.5 milionë euro neto për sezonin e ardhshëm, por me kontratën e re, kjo shumë do të ndahet në dy vite. Kështu, paga e tij vjetore do të ulet në afërsisht 1.75 milionë euro, duke ulur ndikimin e tij financiar në totalin e pagave të klubit.

Një lëvizje e mençur nga drejtuesit e Juventusit, që siguron një alternativë të besueshme në sulm dhe një ekuilibër më të mirë financiar në një kohë kur çdo detaj ka rëndësi në ndërtimin e një skuadre konkurruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco