Barcelona drejt historisë, ‘Tripleta x’ objektiv i paprecedentë

Barcelona drejt historisë, ‘Tripleta x’ objektiv i paprecedentë

16:29, 29/04/2025

Barcelona është në prag të një arritjeje që do të hynte në historinë e futbollit botëror: të fitojë ‘tripletën’ me të tri ekipet kryesore — atë të meshkujve, të femrave dhe të moshës U-19 — në të njëjtën sezon. Një synim legjendar që nxjerr në pah jo vetëm fuqinë sportive të klubit katalanas, por edhe thellësinë strukturore dhe cilësinë që përshkon çdo hallkë të tij.

E para që ka kompletuar ‘tripletën’ është skuadra U-19, e cila ka triumfuar në kampionatin e saj (Grupi 3), në Copa del Rey Juvenil dhe në UEFA Youth League, duke mposhtur Trabzonspor-in me rezultatin bindës 4-1 në finale. Një sukses që flet shumë për vazhdimësinë e projektit ‘La Masia’ dhe për gjeneratën e re të ‘yjeve’ që po rriten nën hijen e stilit të Barcelonës.

Ndërkohë, skuadra e femrave – Barça Femení – është po aq e vendosur për të mbyllur sezonin me lavdi. Ato janë në finalen e Ligës së Kampioneve dhe të Copa de la Reina, si dhe kryesojnë Ligën me një pikë avantazh dhe një ndeshje më pak, duke pasur të gjitha mundësitë për të bërë të tyren një tjetër ‘tripletë’ historike.

Në anën tjetër, edhe skuadra e parë e meshkujve është në garë për një sezon të paharrueshëm. Pas fitimit të Copa del Rey, ata ndodhen në gjysmëfinalen e Champions League ku do të përballen me Interin, dhe aktualisht kryesojnë La Liga-n me katër pikë avantazh — një pozicion ideal në garën për titullin.

Një klub, tri skuadra, nëntë trofe të mundshëm. Kjo është Barcelona e sezonit 2024-25, një shembull unik i filozofisë së futbollit që ndërthuret me suksesin në çdo nivel. Nëse "Tripleta x 3" realizohet, do të jemi dëshmitarë të një momenti që do të mbetet përgjithmonë në historinë e këtij sporti.

Maji është muaji që mund të kurorëzojë Barcelonën si klubin më dominues të të gjitha kohërave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco