Partizani kampion, fiton trofeun me një pikë më shumë se Tirana

Partizani kampion, fiton trofeun me një pikë më shumë se Tirana

21:13, 28/04/2025

Partizani është ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-17. Të kuqtë ia dolën mbanë të ruanin titullin kampion falë barazimit 3-3 në derbi ndaj Tiranës.

Sfida e luajtur sot ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi edhe bardheblutë luftonin për titullin kampion. Në fund, Partizani siguroi titullin me vetëm 1 pikë më shumë se Tirana.

Golat për të kuqtë i shënuan Ergit Hyka dhe Elson Himallari (x2), ndërsa për bardheblutë realizuan Klejdi Gjini (x2) dhe Aimar Bami.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia për dorëzimin e titullit kampion nga FSHF. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi futbollistëve të Partizanit U-17 trofeun e kampionit dhe medaljet."Objektivi është i vështirë, por kjo nuk na vendos nën presion, jemi thjesht ambiciozë," përfundoi Luis Enrique. "Ne duam të bëjmë histori, të arrijmë diçka që nuk është arritur kurrë më parë. PSG nuk e ka fituar kurrë Champions League? As Arsenali. Kjo nuk duhet të na pengojë të japim maksimumin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco