Kampion me Liverpool-in, por Chesa-s i mungon ende diçka për të merituar medaljen

Kampion me Liverpool-in, por Chesa-s i mungon ende diçka për të merituar medaljen

20:17, 28/04/2025

Pas plot trembëdhjetë vitesh, një lojtar italian shpallet sërish kampion i Premier League: është Federico Chiesa, i cili ka arritur këtë sukses me Liverpool-in. Megjithatë, edhe pse e ka fituar matematikisht titullin, ish-sulmuesi i Juventusit ende nuk e ka siguruar medaljen zyrtare të kampionit. Arsyeja? Deri tani ka luajtur vetëm 37 minuta të shpërndara në katër ndeshje, ndërkohë që për të marrë medaljen, rregullorja kërkon të paktën pesë paraqitje.

Chiesa bëhet kështu italiani i parë që fiton Premier League që prej Mario Balotelli-t në sezonin 2011-12 me Manchester City-n. Balotelli, nën drejtimin e Roberto Mancini-t, kishte qenë protagonist me 23 ndeshje dhe 13 gola dhe mbetet i famshëm për asistin e tij të vetëm atë sezon – pasimi vendimtar për golin e titullit të Sergio Agüeros kundër QPR-së.

Një hap larg medaljes

Për Chiesa-n, përfundimi i sezonit pritet të jetë vendimtar: mjafton edhe një paraqitje tjetër për të përmbushur kriterin dhe për të marrë medaljen zyrtare të kampionit të Anglisë. Një arritje që do të kurorëzonte një kapitull të ri për futbollistët italianë në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco