Boksierja/ Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun ‘Brussels Capital’

Boksierja/ Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun ‘Brussels Capital’

11:09, 28/04/2025

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare. 

Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.

Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco