Formula 1/ Hamilton: Ja ku ndryshoj me Leclerc, shpresoj që vitin tjetër të jem më mirë

Formula 1/ Hamilton: Ja ku ndryshoj me Leclerc, shpresoj që vitin tjetër të jem më mirë

10:19, 28/04/2025

Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Majemi, por për 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton kjo garë pritet të jetë sit ë mëparshmet.

Piloti pranon se ka vështirësi për t’u përshtatur me makinën Ferrari SF-25.

Zhgënjimi i kampionit anglez është i madh, aq sa ai deklaroi se ishte më shumë se 30 sekonda pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.

“Charles e ka drejtuar këtë makinë për një kohë të gjatë, kështu që e njeh shumë mirë”, tha Hamilton.

“Mund të shihni shumë nga të dhënat, por nuk janë shumë të ndryshme, përveç faktit që jam më i ngadaltë në kthesa. Kemi konfigurime paksa të ndryshme. Duhet ta kuptoj nëse i imi i pëlqen makinës. Por Charles po bën padyshim një punë më të mirë”, tha britaniku.

“Kjo epokë, me këto makina, për mua është më e keqja. Shpresoj që në vitin 2026 me më pak efekt tokësor, gjërat të ndryshojnë pak më mirë dhe të jem më kompetitiv“, deklaroi Lewis Hamilton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco