Janë mbyllur pjesët e para të pesë ndeshjeve të javës së fundit të Kategorisë Superiore. Në derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës ka shënuar Rafa Freitas në minutën e 29-të: me këtë rezultat Tirana shmag rënied e drejtoërdrejtë, por sigurisht jo ndeshjen play out.
Në fundin e pjesës së parë, Prek i ka dhënë epërsinë Partizanit ndaj Elbasanit, në një përplasje direkte për ‘Final Four’.
Në Korçë pjesa e parë mes Skënderbeu dhe Bylisit është mbyllur në barazim. Ky rezultat shpëton ballshiotët, ndërsa korçarët bien direkt në Kategorinë e Parë.
Në ‘Loro Boriçi’ pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur 1-1, ndërsa Egnatia po barazon po 1-1 me Teutën në Durrës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: