Një gol në fillim dhe një në fund, Milani fiton në transfertë

Një gol në fillim dhe një në fund, Milani fiton në transfertë

14:44, 27/04/2025

Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër Milanit. Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mposhtën Venezian në transfertë me rezultatin 2-0.

Golat e shënuar nga Pulisic në minutën e 5-të dhe Gimenez në minutën e 96-të, i dhanë fitoren kuqezinjve.

Pavarësisht fitores, Milani mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë dhe zona e Europës duket ende shumë larg.

Në krahun tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të me 25 pikë dhe është me një këmbë në Serinë B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco