Antoni Caci la fushën e lojës në minutën e 25-të, ndërsa Mainz u përball me Bajern Mynih.
Lojtari i Mainz në Bundesligë ishte i pafat, pasi u dëmtua nga Sane i cili ndodhej i shtrirë.
Arbitri ndaloi ndeshjen sapo pa Cacin, që kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Kujtojmë se 27-vjeçari është përfolur si alternativë për Kombëtaren e Shqipërisë.
Vetë trajneri Silvinjo e dëshiron për skuadrën kuqezi. Caci ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke asistuar 7 gola në kampionat dhe shënuar 1 gol.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: