MotoGP/ Marc Marquez me ‘manita’ këtë sezon në garat sprint, dominon edhe në pistën e Jerez

MotoGP/ Marc Marquez me ‘manita’ këtë sezon në garat sprint, dominon edhe në pistën e Jerez

17:08, 26/04/2025

Piloti Marc Marquez me Ducati fitoi garën sprint të zhvilluar sot në pistën e Jerez, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP.

Ky është suksesi i pestë i spanjollit në pesë gara sprint të zhvilluara deri më tani këtë sezon, ku ai thuajse po dominon gjithnjë.

Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini, ndërsa në podium u ngjit edhe italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.

Një rezultat ky që thuajse është përsëritur në të gjitha garat sprint dhe jo vetëm të zhvilluara deri më tani.

Një garë e dueluar mes dy vëllezërve Marquez, ndërkohë që rivalët e tjerë ishin shumë pas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco