Vinsent Kompani doli sot përpara gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës së Bayernit, i cili përballet ditën e nesërme në Mynih me Mainzin.
Nëse bavarezët fitojnë dhe Leverkusen nuk bën të njëjtën gjë, atëherë klubi bavarez do të festojë titullin e 34-t në histori.
“Me Manizin do të shfaqemi të motivuar pasi ata na kanë mundur. Do të japim maksimumin dhe jemi mjaft të motivuar për këtë takim”, tha Kompani, i cili evidentoi faktin se skuadra e tij në 30 takime ka pësuar vetëm 2 humbje në Bundesligë, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga Ançeloti në sezonin 2016-2017 kur në mesfushën e ekipit kampion luante edhe Xabi Alonso.
Gazetarët pyetën belgun se si ndihej tani që ishte pranë triumfit të parë historik si trajner.
“Nuk jam dakord me këtë që thoni, e kam dëgjuar shpesh herë dhe nuk jam dakord. Për mua ky titull me Bayernin do të ishte i dyti pasi kam fituar edhe një më parë me Bërnlin kur u shpallëm kampion të Championship. Nuk jam dakord që nuk e konsideroni atë sukses pasi ne dolëm në rrugët e qytetit dhe e festuam”, tha Kompani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: