Pep Guardiola dhe Cristina Serra i japin një shans të dytë dashurisë, premtimi që mund të ribashkojë çiftin

Pep Guardiola dhe Cristina Serra i japin një shans të dytë dashurisë, premtimi që mund të ribashkojë çiftin

10:07, 25/04/2025

Pas katër muajsh ndarjeje, Pep Guardiola dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, kanë vendosur t’i japin martesës së tyre një mundësi të dytë. Trajneri i njohur katalanas, që aktualisht drejton Manchester City-n, ka bërë një premtim të rëndësishëm ndaj Cristinës gjatë Pashkëve, duke vizituar shtëpinë e tyre familjare në Barcelonë dhe duke shprehur dëshirën për t’u ribashkuar.

Ndarja e çiftit në janar të këtij viti erdhi pas rinovimit të kontratës së Guardiolës me Manchester City-n, një vendim që ai e mori pa e konsultuar me Cristinën. Ajo shpresonte që Pep të merrte një vit pushim ose të kalonte në drejtimin e një kombëtareje, në mënyrë që të mund të jetonin bashkë në Barcelonë me vajzën e tyre më të vogël, 17-vjeçaren Valentina. Ndonëse gjithçka dukej si hyrje në rrugën e divorcit, ai moment nuk ka ardhur kurrë – përkundrazi, dashuria duket ende e gjallë.

Image

Sipas medieve katalanase, Guardiola ka kaluar tri ditë të Pashkëve në vilën e familjes në Pedralbes, ku jetojnë Cristina dhe vajza e tyre. Gazetarja Maria Lapiedra ka zbuluar se çifti vazhdon të mbajë unazat e martesës dhe se po përpiqen të pajtohen. “Pep i ka premtuar Cristinës se do të udhëtojë çdo javë me avion privat nga Manchesteri në Barcelonë për ta parë,” ka deklaruar ajo.

Image

Ky përkushtim i Guardiolës, që pavarësisht karrierës së ngjeshur si trajner, ka vendosur të gjejë kohë për familjen, mund të jetë çelësi për të ringjallur marrëdhënien me gruan e tij. Në të gjitha paraqitjet publike të fundit, ai është shfaqur gjithmonë me unazën në gisht, shenjë që dashuria për Cristina-n nuk është shuar.

Pep dhe Cristina kanë tre fëmijë: Maria (24 vjeçe), Marius (22 vjeç) dhe Valentina (17 vjeçe), të cilët pa dyshim e mbështesin këtë rikthim të mundshëm të prindërve të tyre.

Historia e Pep Guardiolës nuk është vetëm një histori suksesi në fushën e blertë, por edhe një histori dashurie që sfidon distancën, karrierën dhe kohën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco