Klubi holandez fiton trofeun pas 92 vitesh pritjeje

Klubi holandez fiton trofeun pas 92 vitesh pritjeje

17:10, 22/04/2025

Go Ahead Eagles, klub holandez që merr pjesë ne Eredivisie, ka shkruar historinë duke ngritur një trofe pas 92 vitesh pritjeje, pasi mbrëmë fitoi Kupën e Holandës ku mundi në finale pretendentin kryesor Az Alkmaar.

Pjesa e parë e finales u mbyll në barazim pa gola. Në fillim të pjesës së dytë Az Alkmaar kaloi i pari në avantazh falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Troy Parrott.

Barazimi erdhi në minutën e 99-të sërish nga pika e bardhë e penalltisë, e ekzekutuar saktë nga Mats Deijl.

Shifrat 1-1 nuk ndryshuan në kohën shtesë prej 30 minutash dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, aty ku lojtarët e Go Ahead Eagles u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 4-2.

Në fillim të viteve 1920-1930, Go Ahead Eagles ishte një nga ekipet kryesore në Holandë ku fitoi 4 tituj kampion, i fundit në vitin 1933, dhe më pas erdhi një thatësirë prej 92 vitesh pa trofe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco