Dy klube të njohura angleze rikthehen në Premier League

Dy klube të njohura angleze rikthehen në Premier League

21:11, 21/04/2025

Leeds United dhe Burnley do të jenë pjesë e Premier Ligës në sezonin e ardhshëm.

Kanë mbetur dhe dy javë për t’u luajtur në Championship, por distanca prej 8 pikësh me klubin më të afërt bën që llogaritë e tyre të jenë mbyllur.

Rezultatet e javës së 44-t ishin befasuese. Kjo pasi pesë skuadrat që ndjekin Leeds dhe Burnleyn, pësuan humbje.

Kështu siguruan rikthimin matematikisht dy klube të njohura në futbollin anglez.

Leeds dhe Burnley ndajnë kreun e tabelës me nga 94 pikë secili.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco