Leao nuk pezmatohet: Na pret një ndeshje e rëndësishme, t’u japim diçka tifozëve tanë

Leao nuk pezmatohet: Na pret një ndeshje e rëndësishme, t’u japim diçka tifozëve tanë

09:28, 21/04/2025

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leão, foli pas humbjes 0-1 ndaj Atalantës në mikrofonët e Milan TV, duke analizuar ndeshjen dhe duke dhënë sinjale optimizmi për sfidat që e presin skuadrën. Goli vendimtar u shënua në minutën e 62-të nga Ederson, duke i dhënë tri pikë skuadrës bergamaske.

“Patëm 2-3 raste të mira për të shënuar, por futbolli është i tillë: në fund e humbëm ndeshjen,” u shpreh Leão. “Mjafton një moment i vetëm, një kundërsulm – që është specialiteti i tyre – dhe të ndëshkojnë. Sipas meje, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Në mbrojtje nuk ishim keq, ndërsa në sulm mund të kishim bërë më shumë.”

Portugezi pranoi se disfata e kishte prekur skuadrën, por theksoi rëndësinë për të qëndruar të motivuar dhe të përqendruar në sfidat e ardhshme. “Kjo humbje na rëndon pak, por e dimë që na pret një ndeshje shumë e rëndësishme këtë javë, ndaj duam t’i japim diçka tifozëve tanë,” tha ai.

I pyetur për vështirësitë që po kalon repartit ofensiv i kuqezinjve, Leão komentoi: “Ne lojtarët përpiqemi të japim maksimumin. Ndonjëherë është çështje instinkti – nëse duhet të gjuaj, e bëj. Në ndeshjen e kaluar ndaj Udineses shënuam katër gola, prandaj e dimë që kemi potencial. Por është e vërtetë që përpara portës duhet të jemi më të kthjellët dhe të marrim vendimet e duhura.”

Në fund, vëmendja u përqendrua te derbi kundër Interit, që është edhe ndeshja më vendimtare e sezonit për Milanin. “Trajneri na ka sjellë një frymë energjie, të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund. Ka pasur ndeshje ku kemi qenë në disavantazh dhe kemi arritur të përmbysim. Besojmë deri në sekondën e fundit – duhet të qëndrojmë pozitivë dhe të përgatitemi siç duhet. Tani, gjithë mendjen te derbi,” përfundoi Leão.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco