Dortmundi ka fituar 3-2 ndaj Monchengladbach në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Itakura në minutën e 24-të.
Verdhezinjtë përmbysën gjithçka me tre gola të shpejtë në fund të pjesës së parë.
I zakonshmi Serhou Guirassy barazoi fillimisht shifrat, pas asistit të Gross.
Nmecha shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Svensson shënoi me kokë golin e tretë.
Në pjesën e dytë, Monchengladbach ngushtoi rezultatin me golin e Stoger nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Kur mbeten edhe 4 javë në fundi, Dortmund renditet në vendin e shtatë me 45 pikë, 4 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions League dhe që aktualisht mbahet nga Leipzig me 49 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: