Skuadra e Vorës, ashtu siç kishte paralajmëruar trajneri Bellaj, nuk ka vazhduar të kursejë lojtarët siç bëri një javë më parë për ndeshjen ndaj Besës.
Në sfidën e javës së fundit të kampionatit, trajneri Arjan Bellaj ka vendosur të hedhë në fushë të gjithë titullarët e zakonshëm, në një sfidë që është vendimtare për fatin e kundërshtarit të saj, Flamurtarit.
Vlonjatëve u duhet me çdo kusht fitorja në këtë sfidë, për të mbajtur pas Besën e vendit të tretë e për të siguruar kalimin direkt në Superiore, pas shkuar në play-out.
Ndërsa Vora ka të sigurt vendin e parë sido që të shkojë ndeshja e sotme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: