Konfirmohet mungesa e Levandovskin për duelet me Realin dhe Interin

Konfirmohet mungesa e Levandovskin për duelet me Realin dhe Interin

16:06, 20/04/2025

Barcelona ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Celta Vigos të shtunën në darkë, por ka qenë një sukses i shoqëruar me një lajm të keq.

Robert Levandovski la fushën e lojës i dëmtuar dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë në sfidat kyçe të këtij sezoni.

Klubi doli me komunikatë duke bërë të ditur se ai kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Klubi nuk jepte shpjegime mbi afatet e rikuperimit të futbollistit polak, por nga mediat spanjolle bëhet e ditur se tashmë mungesa e tij për të paktën dy ndeshje shumë vendimtare është e sigurt.

Ai do të humbasë padyshim finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid, ashtu si edhe të paktën edhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve kundër Interit, më 30 prill.

Shpresa e katalanasve është që ai të rikuperohet për ndeshjen e kthimit, atë të datës 6 maj, ndonëse duket thuajse e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco