Pas dy netëve elektrizuese në Champions League, vëmendja e gjithë Europës është përqendruar në përballjen e zjarrtë mes Interit dhe Barcelonës. Një duel që sjell në mendje kujtime të ëmbla për tifozët zikaltër, të cilët ëndërrojnë një tjetër ‘Tripletë’ si ajo e famshme e vitit 2010. Por këtë herë, loja zhvillohet në më shumë se një fushë: kualifikimi për në finale është vetëm një pjesë e betejës së madhe.
Në sfond, zhvillohet një duel i heshtur, por vendimtar, mes dy federatave: Italia dhe Spanja garojnë për vendin e dytë në renditjen e UEFA-s për këtë sezon, një pozicion që siguron një vend të pestë shtesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Gara për vendin e dytë në renditjen e UEFA-s:
Eliminimi i njëkohshëm i Real Madridit dhe Bayernit ka ndihmuar Italinë t’i afrohet Spanjës dhe të krijojë distancë nga Gjermania, por Spanja mbetet ende favorite për vendin e dytë.
Duele të tjera vendimtare
Në Champions, Interi dhe Barcelona do të vendosin shumë më tepër sesa një vend në finale. Në Europa League, Lazio do të kërkojë përmbysjen ndaj Bodo/Glimt, ndërsa Athletic Bilbao përballet me Rangers pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Në Conference League, Fiorentina dhe Betis janë favoritë për të kaluar më tej pas fitoreve në sfidat e para ndaj Celje dhe Jagiellonia.
Si llogariten pikët?
UEFA ndan pikët sipas sistemit të mëposhtëm:
Këto pikë ndahen me numrin fillestar të skuadrave pjesëmarrëse të secilës federatë: 8 për Italinë, 7 për Spanjën. Për ta siguruar matematikisht vendin e dytë, Spanjës i duhen vetëm 1.5 pikë të tjera.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: