Interi dhe Bayerni e nisin ndeshjen nga rezultati 2-1 në favor të zikaltërve, i arritur në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Në lojë është një vend në gjysmëfinale, ku fituesi do të përballet me Barcelonën. Por përpara këtij momenti, mbeten 90 minuta për t’u jetuar dhe luftuar, nën shiun e dendur në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Takimi nis në orën 21:00, me arbitrin slloven Slavko Vinčić që do të drejtojë sfidën. Më poshtë janë formacionet zyrtare të ndeshjes.
Simone Inzaghi bën vetëm një ndryshim në krahasim me formacionin e titullarëve të parë në ndeshjen e vajtjes. Në të majtë luan Federico Dimarco, që qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes në Munih, ndërsa Carlos Augusto do të jetë një alternativë e vlefshme gjatë lojës. Për pjesën tjetër, Interi zbret në fushë me formacionin e tij standard.
Vincent Kompany nuk përsërit gabimin e ndeshjes së parë: Muller, që atëherë hyri nga stoli dhe shënoi, kësaj here luan titullar për Bayernin. Në mbrojtje, Stanisic luan në të majtë, Pavlovic nis nga stoli, ndërsa Neuer, i cili është i padisponueshëm, nuk është fare i përfshirë në listën e ndeshjes.

Real Madrid - Arsenal

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: