Në prag të sfidës vendimtare mes Interit dhe Bayernit, Xherdan Shaqiri, ish-lojtar i të dyja klubeve, ka dhënë opinionin e tij për mikrofonat e Sky Sports UK, duke besuar fort se gjermanët mund të përmbysin rezultatin 2-1 të ndeshjes së parë dhe të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Champions League.
“Në futboll gjithçka është e mundur. Bayerni ka cilësinë për ta rikuperuar këtë rezultat në San Siro,” u shpreh Shaqiri. “Do të jetë një ndeshje e luftuar. ‘San Siro’ plot është një ambient shumë i vështirë për çdo kundërshtar, por gjithçka është ende e hapur dhe na pret një përballje emocionuese.”
Formacionet dhe situatat përpara ndeshjes
Te Interi, i vetmi dyshim në formacionin titullar lidhet me krahun e majtë të mbrojtjes. Në stërvitjen e pasdites në Appiano Gentile, Simone Inzaghi provoi Federico Dimarco-n si titullar, me Carlos Augusto-n që pritet të nisë nga stoli. Pjesa tjetër e formacionit duket e qartë: Lautaro dhe Thuram në sulm, me Barella-n, Çalhanoğlu dhe Mkhitaryan në mesfushë, ndërsa Darmian në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Rreziku i kartonit të verdhë është një faktor për t’u pasur parasysh: pesë lojtarë zikaltër janë në rrezik pezullimi nëse ndëshkohen – Pavard, Bastoni, Barella, Mkhitaryan dhe Lautaro Martinez – krahas të dëmtuarit Dumfries dhe vetë trajnerit Inzaghi.
Probleme për Bayernin, mungesa të shumta
Në krahun tjetër, trajneri Vincent Kompany përballet me një numër të madh mungesash. Nuk do të jenë në dispozicion Upamecano, Hiroki Ito, Alphonso Davies, Tarek Buchmann dhe Jamal Musiala. Nëse Kim Min-jae, që nuk është në gjendjen më të mirë, nuk ia del, atëherë Stanisic do të luajë në qendër të mbrojtjes, me Guerreiro në të majtë. Në portë do të jetë sërish Urbig, pasi Neuer mbetet jashtë. Ndërkohë, pritet që Thomas Müller të startojë titullar në rolin e trekuartistit, një ndryshim në krahasim me sfidën e parë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: