Bayern Munich luan gjithçka ndaj Interit, në një përballje vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 2-1 në minutat e fundit në ‘Allianz Arena’, skuadra e Vincent Kompany udhëton në Milano me bindjen se përmbysja është e mundur.
Pak para nisjes drejt Italisë, drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka folur me besim për mikrofonat e Sport1:
“Ka shumë besim. Bayern Munich është në gjendje të fitojë edhe jashtë fushe. E kemi treguar këtë disa herë, edhe gjatë këtij sezoni,” u shpreh ai nga aeroporti.
Eberl shtoi se skuadra është plotësisht e përqendruar te ky mision:
“Jemi të fokusuar dhe duam të ecim përpara. Të gjithë e dimë që do të jetë e vështirë, por kemi optimizmin dhe besimin për ta fituar këtë ndeshje edhe në transfertë.”
Në ditët e fundit, disa lojtarë të Bayernit janë shprehur të irrituar nga përdorimi i fjalës "mrekulli" për të kaluar më tej. Eberl e komentoi edhe këtë aspekt:
“Të thuash që nuk kemi nevojë për një mrekulli është një mesazh pozitiv. Por pikërisht për këtë arsye, duhet të bëjmë një paraqitje të madhe.”
Duke parë sfidën që e pret Bayernin në "San Siro", Eberl nënvizoi se gjithçka do të varet nga forca mendore e skuadrës:
“Në çerekfinale të Champions-it, karakteri dhe mentaliteti janë vendimtarë. Nuk ka rëndësi si kualifikohesh, por që të kalosh më tej. Nesër na duhet të përmbysim, dhe për këtë duhet karakter – dhe kjo skuadër e ka. Për këtë arsye, kemi një shans real.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: