Në skenë edhe Bayerni, Pogba: Kam oferta ngado, por dua projektin e duhur

Në skenë edhe Bayerni, Pogba: Kam oferta ngado, por dua projektin e duhur

16:42, 15/04/2025

Paul Pogba është gati për një kapitull të ri. Pas përfundimit të pezullimit për doping dhe prishjes së kontratës me Juventusin, mesfushori francez është aktualisht pa skuadër, por me shumë dëshirë për t’u rikthyer në fushë.

“Kam oferta. Po më vijnë nga gjithandej,” – ka deklaruar Pogba pak ditë më parë, duke shtuar se nuk ka ndër mend të nxitojë:

“Dua të shoh se cili projekt më përshtatet më shumë. Jam në një moment vendimtar të jetës dhe karrierës sime. Do ta marr kohën që më nevojitet për të vlerësuar të gjitha mundësitë.”

Në skenë janë përfolur oferta nga Arabia Saudite, Franca dhe SHBA, por së fundmi, sipas Sky Sport Deutschland, edhe Bayern Munich po shqyrton seriozisht mundësinë për ta marrë francezin. Një lëvizje që do të kishte peshë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në aspektin e marketingut dhe promovimit të markës, me një kontratë që mund të lidhet ngushtë me performancën e tij.

Pogba, që ka mbushur 32 vjeç, po stërvitet intensivisht në Miami me një përgatitës personal për të qenë në formë të plotë për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht dëshirës së madhe për rikthim, gjendja fizike mbetet pikëpyetja kryesore. Pezullimi për doping, i reduktuar nga katër në 18 muaj, përfundoi më 11 mars 2025, ndërkohë që në tri vitet e fundit ai ka luajtur shumë pak – vetëm një numër i kufizuar ndeshjesh, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Sfida e radhës për Pogba pritet të jetë vendimtare: një mundësi për të rifituar vendin mes më të mirëve apo për të mbyllur karrierën larg reflektorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco